E konfirmon presidenti i klubit: Newcastle konsideron transferimin e Balotellit

Newcastle United është duke konsideruar transferimin e ish sulmuesit së Man Cityt dhe Liverpoolit, Mario Balotelli dhe këtë e ka konfirmuar presidenti i Adana Demirspor, Murat Sancak.

31-vjeçari iu bashkua skuadrës franceze në verë dhe është në formë të mirë, ku ka shënuar tetë gola në 20 ndeshje, transmeton lajmi.net.

Sancak ka konfirmuar se Newcastle United konsideronte të bënte ofertë për Balotellin, por nuk bën ndonjë ofertë zyrtare.

“Newcastle ishte duke konsideruar transferimin e Balotellit. Por, deri me tani nuk kanë bërë ndonjë ofertë zyrtare”.

“Është një klauzolë e lirimit në kontratë, por nuk mund ta zbulojë vlerën e klauzolës”.

Newcastle raportohet se fillimisht janë të fokusuar në transferimin e Diogo Carlos nga Sevilla, pastaj do fokusohen në nënshkrimin me një sulmues.


Shtuar 19.01.2022 23:54