Fund dilemave! Presidenti Meta dekreton datën e zgjedhjeve lokale

Presidenti Ilir Meta ka vendosur që të dekretojë 6 marsin si ditën e zgjedhjeve të pjesshme lokale për Bashkitë pa kryetar.

Lajmin presidenti e ka bërë të ditur në studion e emisionit Opinion.

Meta ishte në mëdyshje mes datës 27 shkurt dhe 6 mars, por duket se ka vendosur këtë të fundit.

” Unë e kam të vështirë të them c’do bëjnë demokratët, apo qytetaret., por mora garanci qe PS nuk do bojkotoje. Do votohet në 6 bashki, për vakancat në bashkitë e vendit. KQZ ka sjellë vakanca për 3 bashki, ndërsa qeveria ende nuk ka sjellë informacion për bashki të tjera. Qeveria ka sjellë po 3 bashki të tjera. Por, unë pres edhe përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Meta.

Ndërkohë bëjmë me dije se të gjithë faktorët politikë kanë paraqitur gadishmërinë për pjesëmarrje në këto zgjedhje./albeu.com/