Sulmuesi i Manchester United dhe Portugalisë, Cristiano Ronaldo nuk po mendon ende për pensionim.
Sipas The Times, golashënuesi 37-vjeçar synon të luajë edhe për tre deri në katër vite të tjera.
Ronaldo së fundmi njoftoi se dëshiron të largohet nga Djajtë e Kuq për shkak të pasivitetit të klubit në tregun e transferimeve. Ndër opsionet për të vazhduar karrierën e portugezit ishin Roma, Napoli, Bayern dhe Chelsea.
Marrëveshja aktuale e punës e Cristianos me Man United skadon në fund të sezonit 2022/2023.
Në sezonin e fundit të Premier League, portugezi shënoi 18 gola në 30 ndeshje. /albeu.com/