I kanë mbetur vetëm pak ditë jetë, Stresi i bën surprizën e madhe fansit 12-vjeçar (VIDEO)

Reperi i njohur, Stresi ka bërë një gjest tepër prekës. Ai ka vizituar në spital një 12-vjeçar që vuan nga një sëmundje e rëndë dhe fatkeqësisht i kanë mbetur pak ditë për të jetuar.

Vogëlushi shprehu dëshirën për ta takuar reperin dhe ky i fundit nuk ka nguruar të shkojë menjëherë. Ai e ka ndarë videon në Instastory, ku shfaqet teksa e surprizon 12-vjeçarin dhe i ka bërë edhe një dhuratë. Madje, Stresi i ka premtuar se do shkojë ta takojë sërish.

Ky moment është bërë viral në rrjet: