E dashura e Valverdes “çmendet” kur ai shënon golin e fitores ndaj Barcelonës (VIDEO)

Goli i Fede Valverde u festua nga të gjithë madrilenët, por asgjë e krahasueshme me çmendurinë që u përjetua në shtëpinë e vetë futbollistit në Madrid.

Partnerja e tij, Mina Bonino ka shpërndarë këto pamje te “MARCA”.

Mina, e dashura e tij, është ajo që hidhet në divan e “çmendur” nga gëzimi. Madje ajo heq edhe bluzën. Në sfond, djali i tyre, Benicio, e pa lojën gjithashtu në krahët e Leslie, kujdestares së tij.

Ky gëzim nuk ishte i rastësishëm. Valverde kishte kohë që nuk luante, nuk po kalonte një moment të mirë dhe ky fesitim familjar tregon se futbolli ka të bëjë me ndjenjat. / h.ll/albeu.com


Shtuar 13.01.2022 11:37