Barcelona e mori si një talent të madh, Demir kthehet në shtëpi pa lënë gjurmë

Jusuf Demir, i huazuar te Barcelona nga Rapid Vienna si një telent që premtonte shumë për të ardhmen, nuk rezultoi i tillë.

Austriaku nuk ishte pjesë e planeve të trajnerit Xavi, e për rjedhojë klubi e ktheu andej nga erdhi.  Marrëveshja përfshinte një detyrim blerjeje për 10 milion euro nesë sulmuesi luante 10 ndeshje me katalanasit.

Për të shmangur këtë klauzolë, Barça e la jashtë ekipit të parë pasi luajti 9 ndeshje. r.t/albeu.com

 

 


Shtuar 13.01.2022 11:29