E ardhmja e Martinezit te Manchester United vihet në dyshim pas përplasjes me klubin

Qëndrimi i Lisandro Martinezit te Manchester United është bërë i pasigurt, pasi mbrojtësi argjentinas ka kritikuar publikisht drejtuesit e klubit, raporton Sky Sports.

Të lidhura

None found

Pas disfatës ndaj Atletico Madridit, 28-vjeçari shprehu rezerva për mënyrën se si klubi po e menaxhon afatin kalimtar dhe veçoi për kritika drejtorin teknik, Jason Wilcox.

Reagimi i Martinezit raportohet se ka shkaktuar zemërim dhe habi në radhët e drejtuesve të Manchester Unitedit, por edhe te disa nga bashkëlojtarët e tij. Sipas raportimeve, gjatë kthimit nga Madridi, një lojtar i ekipit anglez e ka përballur drejtpërdrejt mbrojtësin.

Kjo situatë ndryshon nga informacionet e publikuara më herët nga media të tjera, të cilat pretendonin se disa futbollistë me përvojë të Unitedit kishin të njëjtat shqetësime si Martinez për gjendjen e klubit.

Ndërkohë, drejtuesit e Manchester Unitedit mendojnë se argjentinasi ka qenë i gatshëm të largohet prej një kohe të gjatë. Gjatë verës së kaluar, ai raportohet se kishte provuar të transferohej te Atletico Madridi, duke shtuar pasigurinë rreth të ardhmes së tij në “Old Trafford”.

Marrëveshja aktuale e Martinezit me klubin përfundon në vitin 2027. Megjithatë, sipas Sky Sports, shanset për një rinovim të kontratës po pakësohen ndjeshëm.

Nëse nuk arrihet një marrëveshje e re mes palëve, largimi i tij gjatë vitit të ardhshëm mbetet një mundësi konkrete.

Në të kundërt, pozicioni i Jason Wilcox nuk duket se po kërcënohet nga kjo përplasje.

Manchester Unitedi nuk ka ndërmend t’i ushtrojë presion drejtorit teknik dhe, sipas raportimeve, drejtuesit janë të kënaqur me punën e tij gjatë viteve të fundit.

Për rrjedhojë, Wilcox vazhdon të gëzojë mbështetjen e klubit, ndërsa e ardhmja e Lisandro Martinezit në “Old Trafford” po bëhet gjithnjë e më e pasigurt.


Shtuar më 14.10.2026 16:16