E ardhmja e Armando Brojës në dyshim? Shtypi italian zbulon pistën e re për sulmuesin shqiptar

Armando Broja duket se po jeton orët e fundit si futbollist i Burnleyt. Sipas raportimeve të gazetës prestigjioze italiane “La Gazzetta dello Sport”, sulmuesi i përfaqësueses shqiptare tani ndodhet në shënjestër të klubit të Lazios.

Të lidhura

None found

I njëjti burim thekson se akordi mund të mbyllet shumë shpejt përmes një formule të leverdisshme: një huazim me të drejtë blerjeje, pa asnjë detyrim për ta ushtruar atë. Ky lloj operacioni me kosto të reduktuar justifikohet edhe nga minutazhi i kufizuar që i është dhënë shkodranit këtë sezon.

Në rast se transferimi konkretizohet me sukses, për Brojën do të shënonte një etapë të re dhe domethënëse në karrierë. Nga njëra anë, do t’i jepte mundësinë të lërë pas periudhën e vështirë që po kalon, dhe nga ana tjetër, do ta sfidonte në një ligë me karakteristika krejt të ndryshme nga ajo angleze. Në krye të skuadrës bardhekaltër do të gjente trajnerin Gennaro Gattuso, ndërsa në fushë do të përballej edhe me disa prej bashkëlojtarëve të tij të kombëtares.


Shtuar 28.07.2026 10:27

holiganbetJojobetPusulabet girişHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetjojobetmeritbetcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetcasibom