Dy skuadrat italiane në garë për të marrë fubtollistin e kombëtares shqiptare

Dy ekipe italiane janë të interesuara për shërbimet e mbrojtësit të kombëtares shqiptare Ylber Ramadani.

Sipas mediave të huaja, Aberdeen ka hedhur poshtë një ofertë nga Lecce për 850,000 paund, ndërsa në lojë është futur edhe Hellas Verona, ndonëse atyre do t’u duhet tashmë ta rrisin edhe më tepër ofertën.

27-vjeçari u transferua nga MTK Budapest te Aberdeen për rreth 450 mijë euro. Ai pati një sezon të shkëlqyer çka ka bërë që të rritet interesi nga ekipet italiane.

Mediat italiane shkruajnë se Verona ka gati një ofertë, por asgjë s’është ende mbi tavolinë.


Shtuar 31.07.2023 22:25