Duvan Zapata sfidon Manchester United: Ne mund t’i mposhtim ata

Sulmuesi i Atalantës , Duvan Zapata ka dhënë një intervistë për “SkySport” përpara sfidës ndaj Manchester United në Champions League.

“Nesër është një ndeshje shumë e rëndësishme , ne jemi të përgatitur dhe të informuar rreth rëndësisë së ndeshjes. Kundërshtarët tanë janë shumë të fortë por ne kemi besim të plotë se do ja dalim në këtë ndeshje, është një mundësi shumë e artë për ne.

Ne do të përgatitemi nesër për herë të fundit para sfidës, ku do të studiojmë detajet e mbetura.”

Zapata e ka mbyllur kështu intervistën duke u treguar shumë optimist për sfidën e nesërme./H.LL/albeu.com