Dueli mes Fury-Joshua, mësohet kur dhe ku do të luhet përballja

Më në fund janë pranuar të gjitha kushtet dhe do të ketë një duel të zjarrtë për titullin e kampionit të botës.

Muaji dhjetor njihet si muaj i festave dhe festë do të ketë edhe në sportin e boksit ku do të jetë një duel i jashtëzakonshëm mes Tyson Furyt dhe Anthony Joshuas.

Të lidhura

None found

Pas shumë negociatave më në fund është arritur marrëveshja dhe Anthony Joshua ka pranuar kushtet për tu përballur me Furyn.

Përfaqësuesit e boksierit britanik, Anthony Joshua, kanë konfirmuar se dy herë kampioni i peshave të rënda ka rënë dakord që përballja me Tyson Furyn të zhvillohet më 3 dhjetor.

Tyson Fury i dha Joshuas kohë të vendos nëse do të pranojë datën 26 nëntor për tu përballur në Wembley, ose datën 3 dhjetor në stadiumin “Principality” në Cardiff të Uellsit.

“Mund të konfirmojmë, në emër të Anthony Joshuas se i pranuam të gjitha kushtet e paraqitura nga ekipi i Fury-t për një përballje më 3 dhjetor të premten e kaluar,” postoi 258 MGT në Twitter, të martën në mëngjes.

Nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur përgjigja nga promotori i Tyson Furyt, Frank Warren.

“Kontrata do të jetvë gati shumë shpejtë për ju”, shkroi Warren./ h.ll/albeu.com


Shtuar 13.09.2022 14:09