“Dua të luaj me Ronaldon”, Neymar paralajmëron transferimin e CR7 te PSG?

Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Juventusi në fund të sezonit, sidomos nëse Zonja e Vjetër nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi portugez do të kërkoj një skuadër të re dhe jo shumë klube mund ta përballojnë pagën e tij të lartë.

PSG është një nga klubet që e ka luksin për të mbajtur në skuadër një futbollist të kalibrit të Ronaldos.

Neymar me një deklaratë shton dyshimet se pesë herë lojtari më i mirë në botë mund të transferohet në qytetin e bukur të Parisit.

Unë dua të luaj me Cristiano Ronaldon. Kam luajtur tashmë me lojtarë të shkëlqyeshëm, por nuk kam luajtur ende me Cristiano Ronaldon“, ka thënë Neymar për GQ France.

Nëse kjo do të realizohet, atëherë së bashku me Mbbape dhe Neymar do të bëhet një sulm i frikshëm i skuadrës franceze.


Shtuar 12.05.2021 13:07