Çfarë të bëni nëse fëmija juaj ka frikë nga errësira

Frika tipike e shumicës së fëmijëve, e shprehur në kohën e gjumit, është frika nga errësira. Ky reagim konsiderohet normal për fëmijët e kësaj moshe dhe është pjesë e zhvillimit të tyre.

Frika nga errësira zhvillohet kur fëmija fillon të perceptojë ndjenjën e rrezikut, mundësinë që diçka e pakëndshme mund t’u ndodhë atyre ose t’i dëmtojë në botën përreth tyre.

Çfarë duhet të bëni:

Shpjegojuni fëmijëve tuaj se errësira është e frikshme vetëm sepse ne nuk mund të shohim atë që është përreth nesh. Kur nuk mund të shohim atë që është përreth nesh, imagjinata jonë mund të na bëjë të shqetësohemi për gjërat që nuk ekzistojnë. Ju mund t’u thoni fëmijëve tuaj: “Kur imagjinata juaj përpiqet t’ju mashtrojë, ndizni dritën dhe do të shihni se jeni mire”.

Për të ndihmuar fëmijët tuaj të ndihen më të qetë, dhe nëse keni mundësi, vendosni çelësat e dritës në një lartësi të arritshme për fëmijët e vegjël. Në këtë mënyrë, dhe duke e ditur se ata kanë qasje, frika e tij qetësohet.

Gjithashtu, vendosni një dritë nate në dhomën e tyre në mënyrë që ata të mos shqetësohen për errësirën totale. Nëse veproni kështu, shikoni nëse krijohen hije të çuditshme në dhomën e tyre.

Kërkojuni atyre t’ju tregojnë se cilat zona të dhomës kanë frikë gjatë natës. Uluni në shtrat me fëmijët tuaj kur dhoma është e errët ose kur drita e natës është e ndezur dhe përpiquni të diskutoni me ta se çfarë mund t’i trembë ata.

Nëse ka një hije të dukshme, gjeni burimin e saj dhe tregojuani fëmijëve tuaj. Ju mund të thoni diçka si: “Shiko, kukulla jotë e bëri atë hije në mur. Nëse e fusim kuullën në dollap, hija do të zhduket”.

Kur mësoni fëmijët tuaj të luftojnë frikën e tyre nga errësira, hapi i parë është fuqizimi. Nëse fëmijët tuaj ndjehen të kontrolluar nga errësira, ata do të kenë më pak frikë, madje edhe më pak./albeu.com


Shtuar 12.05.2021 13:11