Dortmundi bën hap “fals”, mposhtet nga Koln

Skuadra e Borussia Dortmund ka humbur ndaj Koln në transfertë në kuadër të javës së 8 yë Bubdesligës.

Skuadra e Dortmundit ishte më kërkuese në 45 minutat e parë, ku edhe arritën të gjejnë golin.

Në minutën e 31` ishte Brandt, që realizoi për t`i dhuruar epërsinë miqve.

Më pas u krijuan edhe raste të tjera shënimi, por në pjesën e parë nuk u tund rrjeta më.

Në 45 minutat e dyta u shënuan plotë katër gola. Tre prej tyre erdhën nga skuadra vendase, Koln.

Fillimisht shënoi Kainz, në minutën e 53`, pas tre minutash shënoi Tigges dhe me pas  Ljubicic në minutën e 72`.

Për të ngushtuar epërsinë shënoi Schmitz autogol. Dortmundi u munduan së paku të barazojnë rezultatin, por nuk arritën.

Ndiqini KËTU rezultatet LIVE.

 


Shtuar 1.10.2022 17:49