Ndodh në Klos, gomari kafshon 50-vjeçaren duke e bërë për spital

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur të shtunën e 1 tetorit në bashkinë Klos.

Një grua rreth 50 vjeç është kafshuar nga gomari duke i shkaktuar dëmtime të mëdha në trup dhe në fytyrë.

Gruaja e lënduar është dërguar menjëherë me autoambulancë në spitalin e Burrelit, dhe më pas për një trajtim më të specializuar është dërguar drejt Tiranës.

Dëshmitarët tregojnë se gomari i ka kafshuar jo vetëm fytyrën, por edhe krahët dhe pjesë të tjera të trupit.