Borussia Dortmund ka përmbysur rezultatin ndaj Wolfsburg me shifrat 1-3.
Vendasit shënuan të parët në minutën e dytë me Weghorst. Gëzimi i tyre nuk zgjati shumë pasi Emre Can barazoi rezultatin në 1-1 të pjesës së parë. Në të dytën Dortmund zgjohet dhe merr frerët në duar pasi kalon në avantazh në minutën e 55-të me anë të Malen.
Sot u rikthye dhe Erling Haaland pas një dëmtimi të gjatë dhe u aktivizua në fushën e lojës në minutën e 73’. Tetë minuta më vonë “bomberi” norvegjez shënon dhe vulos ndeshjen duke i dhënë mundësinë ekipit të tij të dalë në vendin e parë momentalisht./h.ll/albeu.com