Do të mbështesë Italinë në “Wembley”, Spinazzola: Anglia skuadër e fortë, por ne mendojmë për fitore

Sigurisht që Leonardo Spinazzola do të dëshironte të ishte në formaconin bazë në finalen e 11 korrikut.

Mirëpo, italiani pësoi lëndim në ndeshjen ndaj Belgjikës që do ta mbajë atë rreth gjashtë muaj larg fushës. Pavarësisht kësaj, ai ka ardhur dhe është i pranishëm në “Wembley” të Londrës për ta mbështetur skuadrën e tij.

Spinazzola deklaroi se Anglia është skuadër e fortë dhe ndeshja ndaj tyre do të jetë e vështirë, por Italia dëshiron vetëm fitore.

“Tani jam më i vetëdijshëm, Kampionati Evropian ishte akti më i mirë në skenë në karrierën time. Unë gjithmonë kam besuar në vete dhe nuk është nevoja të ndalem”, tha ai.

“Nuk e di kush është favorit, mendoj 50/50”, shtoi ai.

“Ata janë shumë të fortë, kanë kualitet individual siç është Sancho e Foden dhe të tjerët”, tha Spinazzola.

“Janë shumë të fortë në mbrojtje sepse kanë pranuar vetëm një gol, do të jetë një ndeshje e barabartë, ne jemi një grup i mirë dhe kemi kualitet të madh. Mendojmë t’ja dalim”, përfundoi Leonardo Spinazzola.

Shtuar 10.07.2021 23:21