Pak para fillimit të sezonit të ri në Abissnet Superiore dhe përballjes së parë me Pafos në play-off-in e Conference League, Dinamo ka bërë të ditur një zhvillim të rëndësishëm.
Të lidhura
None found
Klubi do të prezantojë dy afrimet e reja, mesfushorin Alhassan dhe sulmuesin Almir Ajzeraj. Ceremonia do të zhvillohet në një konferencë për shtyp nga Presidenti Bardhi, nesër, të martën, më 18 gusht 2026, në orën 11:00, në ambientet e Stadiumit “Air Albania”.
Gjatë këtij takimi me mediat, Presidenti Bardhi pritet të flasë edhe për objektivat e Dinamos në sezonin e ri, i cili është pranë startit.
Njoftimi i klubit:
Mirëmbrëma të gjithëve,
Ju mirëpresim nesër, ditën e martë, 18 gusht 2026, në orën 11:00, në “Air Albania”, për konferencën për shtyp ku do të prezantohen mesfushori Alhassan dhe sulmuesi Almir Ajzeraj.
Lojtarët do të prezantohen nga Presidenti Bardhi, i cili do të flasë gjithashtu për sezonin e ri që është në prag.
Ju mirëpresim.
