Dinamo fiton derbin e Kupës me Tiranën (VIDEO)

Dinamo fiton derbin e shumëpritur me Tiranën dhe në “Air Albania” fiton 2-0 falë golave të Ibrahimit dhe Skukës, në ndeshjen e parë të vlefshme për Kupën e Shqipërisë.

Pjesa e parë është e gjitha e “nëndetëseve”, që shfrytëzojnë edhe gabimet e shumta të bardhebluve.

Goli i parë në minutën 21 vjen me penalltinë e realizuar nga Ibrahimi pas faullit të portierit Bekaj ndaj Skukës. Futbollisti i Dinamos është në një ditë të mirë dhe e vulos performancën e tij në minutën e 38 me një aksion të bukur.

Në pjesën e dytë, Tirana mundohet të kthejë rezultatin por shpërdoron me sulmuesit e saj, ndërkohë që Hoxhallari merr karton të kuq në fundin e ndeshjes.

Ndërkohë, ndeshja e kthimit do të luhet më 17 nëntor. /albeu.com/


Shtuar 3.11.2021 19:34