Dinamo fiton 1-2 ndaj Elbasanit, Glen Daja: Duhej ta mbyllnim më herët, ndikuan edhe mungesat

Dinamo mori fitoren ndaj Elbasanit në javën e tretë të “Abissnet Superiore”. Ndeshja e luajtur në “Elbasan Arena” u mbyll me rezultatin 1-2 për skuadrën kryeqytetase. Pas përfundimit të takimit, zëvendëstrajneri i Dinamos, Glen Daja, analizoi para mediave paraqitjen e ekipit.

Të lidhura

None found

“Ishte një përballje e vështirë, pasi Elbasani është një rival i drejtpërdrejtë në kampionat dhe luante në fushën e tij. Megjithatë, ne e administruam ndeshjen në tërësi dhe duhet ta kishim zgjidhur më herët”, u shpreh Daja.

“Rotacioni i Qefalisë me Alhassanin ishte pjesë e detyrës. Ne vijojmë të aplikojmë mënyrën tonë të lojës dhe kjo është meritë e çunave, por edhe e futbollistëve me eksperiencë. Për më tepër, ndaj Al Nasr kishim mungesën e një prej shtyllave të ekipit, mbrojtësit dhe kapitenit Bruno Dita, i cili është një pikë shumë e rëndësishme në fushë”, deklaroi zv.trajneri i Dinamos.

“Me Devi Metën në fushë u detyruam të improvizonim, por sërish ruajtëm ekuilibrin. Është filozofi apo nevojë? Nuk iu referova të gjithë ekipit, por lojtarëve me eksperiencë. Kemi dy vjet që jemi pjesë e Dinamos dhe kemi ndërtuar filozofinë tonë të lojës. Çunat treguan personalitet, duke mbajtur topin dhe duke mos ia dorëzuar kundërshtarit”, vijoi ai.

“Mendoj se e shfrytëzuam në maksimum këtë pjesë. E rëndësishme ishte të mos ia dorëzonim shpejt topin kundërshtarit. Rotacioni në fushë ishte për të mbuluar Vilën, i cili është një xhol për skuadrën. Çunat e zbatuan në maksimum, ndërsa edhe Elbasani është një kundërshtar i vështirë dhe meriton respekt”, përfundoi Daja.


Shtuar 6.09.2026 20:49

sultanbeyli escortiptvMarsbahisMarsbahisSüperbetinMarsbahisonwinanında indexcasinofastgrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisbetofficejojobetCasibomjojobetmarsbahis girişBahsegelsekabet