Bisedimet në Kiev/ Zelensky paralajmëron vazhdimin e luftës gjatë dimrit, Witkoff kërkon kompromise nga palët

Pas takimit me të dërguarit amerikanë Jared Kushner dhe Steve Witkoff, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se, ndonëse i vlerësoi bisedimet si “pozitive”, lufta me Rusinë duket se do të vijojë edhe gjatë këtij dimri “për momentin”.

Të lidhura

None found

“Shpresojmë sinqerisht të arrijmë marrëveshje me partnerët tanë amerikanë dhe llogarisim te mbështetja e partnerëve evropianë nëse lufta zgjatet gjatë dimrit, çka në këtë fazë duket se është skenari i mundshëm”, u shpreh Zelensky në konferencën për shtyp pas takimit.

Presidenti ukrainas bëri të ditur se gjatë bisedimeve u trajtuan edhe çështjet e sigurisë, garancitë ekonomike për Kievin dhe një plan për prosperitetin.

Për sa i përket territorit, një prej pikave kryesore të konfliktit mes Ukrainës dhe Rusisë, Zelensky tha se zgjidhja mund të arrihet vetëm përmes negociatave të drejtpërdrejta mes krerëve të shteteve.

“Dua të riafirmoj qëndrimin tim se çështje kaq të ndërlikuara mund të zgjidhen vetëm në nivelin e udhëheqësve”, deklaroi ai pas takimit të parë në Kiev me përfaqësuesit e Donald Trump.

Zelensky ka kërkuar vazhdimisht një takim me homologun e tij Vladimir Putin për të diskutuar çështjen territoriale, por Kremlini deri tani e ka refuzuar një takim të tillë.

Ndërkohë, i dërguari amerikan Steve Witkoff u kërkoi Moskës dhe Kievit të pranojnë “kompromise” në mënyrë që të gjendet një rrugëdalje nga lufta, e cila u ka shkaktuar humbje të dyja palëve.

“Të dyja palët duhet të bëjnë kompromis dhe të zvogëlojnë diferencat mes tyre. Ne besojmë se kemi elementët e nevojshëm për ta arritur këtë”, tha Witkoff në konferencën për shtyp pas bisedimeve të tij të para në Kiev.

Ai pranoi se procesi është “shumë i vështirë”, por theksoi vendosmërinë dhe angazhimin e palës amerikane për të çuar përpara një zgjidhje diplomatike të konfliktit.

Witkoff tha se ishte i kënaqur me bisedimet e zhvilluara si në Moskë, ashtu edhe në Kiev, ndërsa shtoi se Shtetet e Bashkuara shpresojnë të arrijnë një zgjidhje diplomatike për luftën, e cila tashmë ka hyrë në vitin e saj të pestë.


Shtuar 6.09.2026 20:49

sultanbeyli escortiptvMarsbahisMarsbahisSüperbetinMarsbahisonwincratosroyalbetanında indexcasinofastgrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetcasibomsahabetligobetcasinofastonwinjojobetroketbet girişdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişroketbetMarsbahisbetofficejojobetCasibomjojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetcasibomsekabetsekabet