DFB i hap rrugë largimit të Nagelsmannit, shkarkimi mund t’i kushtojë miliona federatës

Pas eliminimit zhgënjyes nga Kupa e Botës, pozita e Julian Nagelsmann si trajner i Kombëtares së Gjermanisë është futur seriozisht në diskutim.

Të lidhura

None found

Sipas Bild, krerët e Federatës Gjermane të Futbollit (DFB) i kanë paraqitur trajnerit 38-vjeçar mundësinë që të largohet me dorëheqje, ndonëse kontrata e tij përfundon pas dy vitesh.

Të enjten, Nagelsmanni zhvilloi një takim që zgjati tre orë me drejtuesit më të lartë të DFB-së. Në këtë mbledhje morën pjesë presidenti Bernd Neuendorf, Hans-Joachim Watzke, Rudi Völler dhe Andreas Rettig, ndërsa në qendër të bisedimeve ishte e ardhmja e përzgjedhësit pas disfatës ndaj Paraguait në raundin e 16-të të Kupës së Botës.

Federata i ka lënë kohë trajnerit që të vendosë vetë nëse do të heqë dorë nga detyra. Në rast se Nagelsmanni nuk pranon të japë dorëheqjen, atëherë DFB mund të zbatojë klauzolën që parashikon ndërprerjen e kontratës.

Nëse ndodh kjo, federata gjermane do të duhet t’i paguajë Nagelsmannit afërsisht 7 milionë euro si kompensim për mbylljen e parakohshme të marrëveshjes.

Vendimi përfundimtar pritet të merret jo më vonë se në fillim të javës së ardhshme. Ndërkohë, Jurgen Klopp vazhdon të lakohet si kandidati kryesor për të marrë vendin e Nagelsmannit në stolin e Gjermanisë.


jojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetCasibomcasibomjojobetHoliganbetHoliganbetCasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetperabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobet