Trajneri irlandez Brendan Rodgers është duke kryesuar garën para Antonio Contes që të bëhet zëvendësuesi i Ole Gunnar Solskjaer te Manchester United, raporton “ESPN”.
Trajneri i Leicester City, i cili ka fituar dy trofe në vitin 2021 me “Dhelprat”, thuhet se është në krye të listës së dëshiruarve për postin e trajnerit te “Djajtë e Kuq”, para Contes.
Sidoqoftë, Solskjaer mund ta ndryshojë situatën e tij në të mirë nëse arrin rezultate pozitive me Manchester United në ndeshjet kundër Tottenham, Atalanta dhe Manchester City.
Këtë sezon, pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara në Premier League, skuadra e Ole Gunnar Solskjaer Manchester United ka arritur të regjistrojë katër fitore, dy barazime dhe tre humbje, duke u renditur kështu në vendin e shtatë me vetëm 14 pikë të arkëtuara, aq sa kanë edhe Everton në vendin e tetë, Leicester në të nëntin dhe Arsenal në vendin e 10. /albeu.com.