Debutoi me Kombëtaren e madhe, Medon Berisha: Nuk harrohet kurrë hera e parë

Medon Berisha debutoi dje për herë të parë me Kombëtaren e madhe.

Mesfushori i talentuar u fut në fushë në minutën e 76’ duke marrë vendin e Jasir Asanit në fitoren 3-0 ndaj Lihtenshtejn.

20-vjeçari ishte emri surprizë i Sylvinhos në listën e kuqezinjve për Euro 2024.

Kapiteni i Shqipërisë U21 ka spikatur me cilësitë e tij teksa ka arritur të debutojë edhe në Serie A me Lecce.

Sylvinho e cilësoi si e ardhmja e Kombëtares shqiptare, njëjtë si Mitaj, Muçi e Broja që erdhën nga ekipi i moshave dhe u kthyen në protagonist me Kombëtaren e madhe.

E djeshmja do të jetë një ditë e paharrueshme për të teksa vetë me një postim në Instagramin e tij shkruan: Nuk harrohet kurrë hera e parë.


Shtuar 4.06.2024 23:00