Cristiano, “mbreti” i golave në minutën shtesë në Champions (FOTO LAJM)

Cristiano Ronaldo realizoi gol në minutën e fundit të shtesës në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve ndaj skuadrës së Villareal të mërkurën mbrëma.

Goli i tij në minutën e fundit i dha një fitore të madhe skuadrës së Manchester United, pasi skuadra angleze ishte në prag të një dëshpërimi tjetër, pas humbjes në ndeshjen e parë ndaj Young Boys.

Cristiano Ronaldo me golin e tij në mesjavë, tani ka shënuar tetë gola në Ligën e Kampionëve në minutën e 90-të apo më vonë, që është një shifër më e lartë se e çdo futbollisti tjetër në histori të kompeticionit, përcjell Daily Mail.

Goli i tij i parë i shënuar në minutën shtesë të pjesës së dytë ishte i realizuar në sezonin 2007-08 me skuadrën e Manchester United, ndaj ish-skuadrës Sporting Lisbon, gjersa portugezi më pas e kishte bërë gjashtë herë me fanelën e Real Madridit, për të vazhduar me këtë të fundit përsëri aty ku e nisi, me Man United.

Më poshtë gjeni listën e golave ‘heroik’ të Cristianos të realizuara në Ligën e Kampionëve.


Shtuar 1.10.2021 22:05