Chelsea në super formë, Tuchel zbulon çfarë kërkon nga vetja dhe skuadra

Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchek ka zbuluar se cfarë kërkon mga vetja e tij dhe nga skuadra.

Tuchel ka shpjeguar se ai kërkon një qasje të caktuar sa i përket skuadrës dhe vetës së tij në mënyrë që të arrihet suksesi.

Tuchel duke folur për “Chelseafc.com”, shpjegoi se Chelsea e bën menaxhimin njerëzor më të lehtë për të dhe ai duhet vetëm të brengoset që të ketë sukses.

“The Blues” do përballen me Sheffield United në kuadër të çerekfinales në FA Cup.

“Mendoj që më e rëndësishma është që çdo garë që lajmë, të fitojmë”, tha ai.

“Për mua kjo është Chelsea, nëse luajmë për ligë, luajmë të jemi të parët, nëse luajmë për Ligën e Kampionëve, duam të jemi të parët dhe të fitojmë çdo ndeshje”, shtoi ai.

“Unë nuk po gjykoj ndeshjet dhe nuk i ndaj ato, qofshin në ligë apo diku tjetër. Nëse ne veshim fanellën e Chelseat, është obligimi ynë që të japim 100% dhe të kemi mentalitetin e duhur dhe qasjen e duhur”, tha Tuchel.

“Kjo është ajo çka unë kërkoj nga vetja dhe lojtarët pas një ndeshje të madhe. Të hyjmë në ndeshje me qasjen më të mirë dhe të kemi paraqitje të mira, në nivelet më të larta nuk mund të relaksohesh kurrë”, përfundoi Thomas Tuchel.


Shtuar 21.03.2021 12:56