CHAMPIONS/ Real Madrid – Liverpool, formacionet e mundshme dhe statistikat (FOTO LAJM)

Mbretërit e Spanjës presin sot në shtëpi kampionët në fuqi në Anglisë, Liverpool, në ndeshjen e vlefshme për fazën cerek finale të UEFA Champions League.

Ndeshja e fundit mes dy ekipive ishte pikërisht në finale e këtij kompeticioni në vitin 2018 e fituar nga ekipi madrilen.

Të dyja skuadrat vijnë në këtë ndeshje me mungesa shumë të rëndësishme.

Për ekipin e Zidane mungojnë: Eden Hazard, Sergio Ramos, Daniel Carvajal dhe Federico Valverde.

Ndërsa për ekipin e Klopp mungojnë: Divock Origi, Joel Matip, Virgil Van Dijk, Jordan Henderson, Joe Gomez, Caoimhin Kalleher.

Liverpooli e ka mbajtur portën e paprekur në 7 nga 9 ndeshjet e fundit ndërsa Reali ka fituar 5 nga 6 ndeshjet e fundit në kompeticionin më të vlefshëm për klube.

“Galaktikët” kanë fituar 3 ndeshjet e fundit ndaj Liverpoolit në të gjitha kompeticionet.

Të dyja ekipit pritet të rreshtohen me skemën, 4-3-3. /albeu.com/

Më poshtë gjeni formacionet e mundshme:


Shtuar 6.04.2021 08:46