Cassano shpërthen sërish: Çfarë ofron futbolli i Allegrit me Juven? Futbolli italian është i neveritshëm

Antonio Cassano e cilësoi futbollin në Itali, si të neveritshëm.

“Futbolli italian është i neveritshëm. E kam fjalën për futbollin e Allegrit, Kapelos dhe Simeones në Spanjë. Për fatin tonë, ky lloj futbolli është pothuajse i zhdukur. Veçoj filozofinë e Atalantës dhe Mancinit. Për të gjithë të tjerët, futbolli në Itali duhet të evoluojë. Çfarë ofron futbolli që luan Allegri me Juventusin? “Ai vetëm se arrin të krijojë përshtypje negative në botë për futbollin që luhet në Itali”. /albeu.com/


Shtuar 9.04.2022 16:02