Cassano: CR7 më tha të kisha më shumë respekt! Skandal që morën Top të Artë Cannavaro e Sammer para Maldinit

“Ronaldo më shkruante mesazhe, duke më thënë se duhet të kisha respekt për të, për atë që kishte fituar, për golat që kishte shënuar. Nuk kam frikë nga e vërteta, përballem me të gjithë botën, tha Cassano, raporton TuttoSport.

Cassano më pas komentoi vendimin për t’i dhënë Topin e Artë Messit dhe jo Lewandowskit: “Në vitin 2020 France Football duhej t’ia jepte Robert Lewandowskit , sepse ai ishte padyshim lojtari më i fortë atë sezon.

Cassano sulmoi edhe ata që e quajnë skandal fitoren e Messit:

“Ditët e fundit flitet për një skandal në gazeta, por a e dini cili është skandali i vërtetë? Është dhënia e Topit të Artë për Sammer apo Cannavaro dhe jo te Maldini. Maldini bëri tetë finale të Kupës Evropiane, ai luajti për 25 vjet në nivele absolute, ndërsa Sammer dhe Cannavaro në ato nivele bënë vetëm një muaj. Të dy së ​​bashku nuk bëjnë atë që Maldini bëri në histori Skandal”. /albeu.com/


Shtuar 4.12.2021 11:36