Carlo Ancelotti shpjegon dallimin mes Jude Bellingham dhe Zinedine Zidane

Shumë fansa të futbollit shpesh e krahasojnë Jude Bellighamin me Zinedine Zidanen, ndërsa tek kjo është ndalur së fundmi edhe Carlo Ancelotti.

Trajneri italian ka folur pas fitores ndaj Gironas, ku skuadra e tij mori tri pikë me një rezultat 4-0.

“Ka gjëra rreth mënyrës sesi luan Jude [ Bellingham ] që më kujtojnë [Zinedine] Zidane, është cilësia e tij e jashtëzakonshme në top”.

“Zidane mund të ketë qenë edhe më i mirë teknikisht, por Bellingham e kombinon atë me mënyrën se si ai futet në fushë. Pak lojtarë në botë mund të përputhen me lëvizjen e tij, siç ndodhi te goli i parë”, ka thënë Ancelotti.

Në të vërtetë, ndërsa Jude ende nuk i ka arritur nivelet e Zidane teknikisht, por ai duket tashmë në të njëjtin nivel me legjendën e bardhezinjve për sa i përket lëvizjes.

Numri i ndeshjeve kreative dhe efektive në të cilat Bellingham është përfshirë këtë sezon është i madh, ndërsa deri tani ka 20 gola dhe tetë asistime në 29 ndeshje.

Zizou është idhulli dhe modeli i tij, dhe në fakt ai mori nr. 5 në fanellë për respektin e tij ndaj francezit legjendar. /Telegrafi/