“Buzëqesh” Scaloni, De Paul dhe Di Maria në dispozicion kundër Kroacisë

Lionel Scaloni mund të buzëqesh sërish në prag të ndeshjes së gjysmëfinales ndaj Kroacisë.

Argjentina rikuperon De Paul dhe Di Maria për këtë sfidë shumë të rëndësishme të cilëve mund t’u japë biletën e finales së Katar 2022. Këtë gjë, e ka bërë të ditur Scaloni gjatë një konference për shtyp në prag të kësaj sfide.

“Sot do të kemi një pasqyrë më të qartë se si janë, por në parim janë në dispozicion dhe do të munden të na japin një dorë pasi janë në formë të mirë fizike”, është shprehur Scaloni./ h.ll/albeu.com


Shtuar 12.12.2022 15:26