Bruno Dita optimist për fazën e grupeve: Më e mira mund të jetë ende përpara, ndaj Pafos do të shfrytëzojmë mundësitë tona

Dinamo siguroi një vend në “play-off”-in e Conference League, pasi mposhti Audan me rezultatin 4-0 në takimin e kthimit të zhvilluar në “Elbasan Arena”. Kryeqytetasit kontrolluan plotësisht lojën gjatë 90 minutave dhe i dhanë një goditje të rëndë kundërshtarit letonez.

Të lidhura

None found

Në përfundim të ndeshjes, kapiteni i Dinamos, Bruno Dita, dha prononcimin e tij për mediat.

Dita u shpreh shumë i emocionuar për triumfin, duke kujtuar se verën e kaluar skuadra kaloi dy turne, ndërsa tashmë ka mbërritur në “play-off”. Ai theksoi se shpresat vazhdojnë dhe se momentet më të mira mund të jenë ende përpara.

Kapiteni tregoi se, pas ndeshjes, futbollistët kishin diskutuar mes tyre se rezultati 1-0 në takimin e parë ishte më i dobishëm sesa një barazim, pasi i shtyu ta merrnin shumë seriozisht sfidën e kthimit. Sipas tij, në përballjen e parë pati vetëm një çast pakujdesie nga skuadra, ndërsa ai rezultat shërbeu si motivim për paraqitjen e sotme.

Fitoren, Dita ia kushtoi babait të tij. Ai rrëfeu se, kur ndodhej atje, i ati pati një problem në zemër dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje. Fatmirësisht, tashmë është mirë dhe sot ishte i pranishëm në stadium.

Duke folur për mundësitë e kualifikimit, kapiteni pranoi se misioni do të jetë shumë i vështirë, pasi Pafos është një ekip i mirë dhe vitin e kaluar ka prekur grupet e Champions League. Megjithatë, ai deklaroi se Dinamo do të luajë shanset e saj dhe do të provojë, ndërsa e cilësoi krenari për skuadrën arritjen në këtë fazë.


Shtuar 14.08.2026 09:04

matbetJojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombaymavi girişHoliganbetGrandpashabetJojobetJojobetCasibom Girişholiganbet