Broja mendohet titullar ndaj Bournemouth, koha për të treguar veten te Fulham

Fulham luan kundër Bournemouth të shtunën më datë 10 shkurt në orën 16:00. Armando Broja projektohet titullar në sfidën e vlefshme për javën e 24-t të Premier League.

Fulham ka një klauzolë që e detyron të paguajë 4 milionë paund te Chelsea, në rast se Broja nuk luan 10 ndeshje nga minuta e parë gjatë huazimit. Bëhet fjalë për sfidat e kampionatit anglez, kështu sulmuesi 22-vjeçar do të ketë minuta mjaftueshëm në këmbë për të treguar veten.

Kujtojmë se Broja mori minuta që në ndeshjen e parë me Fulham. Kundër Burnley, që përfundoi 2 me 2, luajti 16 minutat e para të tij te klubi i ri.


Shtuar 6.02.2024 23:40