BILD sulmon Goretzkan: Nuk pranoi penalltinë vendimtare nga frika

E përditshmja e njohur gjermane “BILD” ka drejtuar kritika ndaj mesfushorit Leon Goretzka, pasi ai nuk pranoi ta ekzekutonte penalltinë e gjashtë, të cilën më pas e humbi Jonathan Tah.

Eliminimi i Gjermanisë nga Kampionati Botëror 2026 erdhi pas një disfate të rëndë ndaj Paraguait, me ndeshjen që u mbyll 1-1 pas kohës së rregullt dhe vazhdimeve, ndërsa fati i takimit u vendos nga penalltitë.

Të lidhura

None found

Sipas detajeve të publikuara nga BILD, kapiteni Joshua Kimmich i ishte drejtuar dy herë Goretzkas me kërkesën që ta merrte përsipër goditjen e gjashtë, por mesfushori e refuzoi këtë përgjegjësi.

“Kimmich e pyeti Goretzkan dy herë ta godiste penalltinë e gjashtë, që doli të jetë vendimtare. Goretzka refuzoi shkaku i frikës. Në fund, Tah e merr dhe e humb. Kjo ishte penalltia e tij e parë profesionale”, shkruan mediumi gjerman.

Manuel Neuer ishte shumë pranë rolit të heroit, pasi arriti të ndalte dy penallti radhazi, por futbollistët gjermanë nuk ia dolën t’i shfrytëzonin ato.

Në këtë mënyrë, Gjermania i jep fund aventurës në Botërorin 2026 që në raundin e 32-të, ndërsa mbetet e paqartë nëse drejtuesit do të vazhdojnë t’i besojnë përzgjedhësit Julian Nagelsmann edhe në vitet që vijnë.

https://x.com/Lordkatzinger/status/2071924878744150037


casibom güncel girişcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibombetpascasibomKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabetHoliganbetnakitbahisJojobetjojobetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetbetciojojobet girişcasibomJojobet