Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve” ishte i ftuar Besim Shala, kryesues i Komisionit për Vërtetime të Ligjit të Sponsorizimit në Sport. Gjatë bisedës, ai trajtoi financimin e sportit në Kosovë përmes ligjit të sponsorizimit. Ky episod u realizua me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.
Të lidhura
None found
Shala bëri të ditur numrin e kërkesave të shqyrtuara për sponsorizim dhe prezantoi të dhëna për shumat që kanë përfituar klubet dhe federatat.
Sipas tij, vlera e përgjithshme e sponsorizimeve ka arritur në 27 milionë e 249 mijë e 136 euro. Ai theksoi gjithashtu se kërkesat po shtohen nga viti në vit, ndërsa interesi për t’u përfshirë në sponsorizime po rritet në sport, kulturë dhe rini.
“Domethënë, vitin 2026 i kemi pasë veç në sport 7 milionë e 928 mijë. Deri më tani në kulturë 3 milionë, ndërsa në rini 353 mijë”, deklaroi Shala.
Ai shtoi se deri tani janë regjistruar përmbi 1,100 lëndë, ndërsa, duke marrë parasysh volumin e tremujorit, numri pritet të tejkalojë 2400 kërkesa.
Episodin e plotë me Besim Shalën mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube.//





