Bernardeski largohet nga Juventusi, del në treg si lojtar i lirë

Federico Bernardeschi do të largohet këtë verë nga Juve kur dhe i skadon kontrata më 30 qeshor, sipas gazetarit Gianluca Di Marzio.

Kështu, Bernardeschi do të dalë në treg si i lirë për të kërkuar fazën tjetër të karrierës së tij.

Italiani u transferua te Juventusi në vitin 2017 nga Fiorentina për 40 milionë euro, por nuk arriti kurrë të merrte një rol të rëndësishëm. Në 182 ndeshje në të gjitha garat ai pati vetëm 12 gola dhe 24 asistime. /albeu.com/


Shtuar 19.05.2022 18:32