E përditshmja sportive portugeze “A Bola” shkruan se Benfica është e interesuar të nënshkruajë me sulmuesin shqiptar të Çezenës, Kristian Shpendi për të mbushur boshllëkun që lë largimi i mundshëm i Arthur Cabral.
Shpendi ka spikatur në këto sezone me Çezenën duke u shpallur golashënuesi më i mirë i Serisë C e duke qenë edhe aktualisht në podiumin e listës së golashënuesve edhe në Serinë B.
Të lidhura
None found
Çezena kërkon 15 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin shqiptar, që synohet edhe nga klubet italiane si Juventus, Napoli, Torino dhe Fiorentina.
