Bellingham dënohet me dy ndeshje, shkak kartoni i kuq ndaj Valencias

Ylli i skuadrës së Real Madridit, Jude Bellingham është dënuar me dy ndeshje pas kartonit të kuq që mori në “Mestalla” të shtunën e kaluar në fund të takimit Valencia-Real Madrid.

Reprezentuesi anglez nuk ka mundur ta përmbajë zemërimin me vendimin e gjyqtarit Gil Manzano, i cili i fryu bilbilit për përfundimin e ndeshjes, ndërsa fenomeni i Real Madrid shënoi golin që çonte rezultatin në 3-2 për madrilenët.

“Në minutën e 99-të, lojtari i Bellingham, u përjashtua nga fusha për këtë arsye. Pas përfundimit të ndeshjes, ende në fushë, ai vrapoi drejt meje në mënyrë agresive dhe bërtiti, duke përsëritur disa herë. “Është gol”, thuhet në raportin e arbitrit.


Shtuar 6.03.2024 16:38