Bayerni në krizë në Bundesligë, bordi drejtues ka dy emra për stolin

Stoli i Julian Nagelsman nuk  është i garantuar te Bayern Munich. Pas suksesit në Champions ndaj Barcelonës, skuadra vazhdon të jetë në krizë në kampionat.

Humbja e sotme ndaj Augsburg pritet të vejë në lëvizje bordin drejtues “bavarez” pasi skuadra ka pak kohë për pushim për shkak të kombëtareve.

Emrat e mundshëm për të zëvendësuar Nagelsmann janë Thomas Tuchel dhe në plan B, Mauricio Pichettino.

Ish-lojtari i Tottenham dhe PSG di të menaxhojë skuadrat e lojtarëve të mëdhenj dhe është gjithashtu një nga trajnerët më të kërkuar. Sevilla e ka në axhendën e saj, por nuk do të jetë rival nëse Bajerni bëhet serioz, pasi si për projektin sportiv ashtu edhe për atë ekonomik, diferenca është e papranueshme.

Pochettino është duke menduar për opsionin më të mirë për karrierën e tij që nga vera e kaluar dhe duket se opsioni i Bayernit mund t’i përshtatet në mënyrë të përsosur. Kontaktet e para kanë ndodhur dhe përgjigja e argjentinasit ka qenë optimiste, duke menduar për një marrëveshje të mundshme.

Shtuar 17.09.2022 18:32