Bayern Munich kampion i Gjermanisë për herë të nëntë radhazi (FOTO LAJM)

Skuadra e Bayern Munchen edhe zyrtarisht është kampioni i sezonit 2020/21 në Bundesliga.

Fitorja e Borussia Dortmund 3 me 2 kundër RB Leipzig, ia ka dhuruar titullin e nëntë radhazi ekipit të Hansi Flick.

Me fitoren e Dortmundit, Leipzig mbetët shtatë pikë mbrapa liderit Bayern Munchen.

Kujtojmë që bavarezët luajnë sonte ndeshjen e xhiros së 32-të në Bundesliga, kundër Borussia Monchengladbach, takim ky që nis nga ora 18:30.

 


Shtuar 8.05.2021 17:42