Bayern Munchen “përshëndetet” më 3 futbollistë

Ndryshime të mëdha pritet të ndodhin në klubin e Bayern Munich nga sezoni i ardhshëm, ku fillimisht do të largohen disa lojtarë.

David Alaba, Javi Martinez dhe Jerome Boateng janë 3 lojtarët të cilët zyrtarisht do të largohen nga klubi gjerman.

‘Bavarezët’ përmes një postimi në llogarinë e tyre në twitter, kanë shkruar: “Legjenda përgjithmonë”, në një foto ku shihet treshja Alaba, Martinez dhe Boateng.

Alaba pritet që të nënshkruajë me Real Madrid, sipas gazetarit Fabrizio Romano, derisa fati i dy lojtarëve të tjerë nuk dihet akoma.

Një nga videot më emocionuese ishte ajo e dedikuar për Javi Martinez, ku pas 10 vitesh ai u largua nga klubi./


Shtuar 18.05.2021 18:31