Nicolo Barella është parë përpara pak çastesh në qëndrën sportive “Appiano Gentile” për të firmosur.
Sipas “SkySport” nga momenti në moment pritet të bëhet zyrtare firma e tij me Interin. Gjithashtu në Appiano është parë dhe drejtori sportiv i Inter-it, Beppe Marotta.
Mesfushori italian i ekipit zikaltër mesa duket nuk dëshiron të humbas kohë dhe kërkon të rinovojë sa më shpejtë të jetë e mundur. Inter është shumë i lumtur që Barella do të rinovojë pasi ky i fundit është xhevahiri që ka në ekip.
Për të do të ketë një zgjatje kontrate deri në vitin 2026 dhe do të përfitojë 4 milion euro plus bonuse në sezon./h.ll/albeu.com