Barcelona ka bërë të ditur se ka tejkaluar për herë të parë në historinë e saj pragun e 1 miliard eurove të ardhura vjetore.
Të lidhura
None found
Sipas klubit katalanas, kontributin kryesor në këtë rezultat e ka dhënë rritja e të ardhurave nga stadiumi. Kjo arritje është regjistruar edhe pse disa ndeshje gjatë sezonit u luajtën në “Johan Cruyff Stadium” dhe “Olympic Stadium”, ndërsa pas rikthimit në “Spotify Camp Nou” numri i spektatorëve ishte kufizuar në rreth 42 mijë.
“Ky është një rekord i ri në aspektin e të ardhurave, duke kaluar për herë të parë barrierën e 1 miliard eurove”, deklaroi Barcelona në njoftimin e saj.
Klubi vlerëson se rëndësia e këtij treguesi rritet edhe më shumë nga fakti se buxheti i planifikuar për sezonin është realizuar pothuajse tërësisht. Në parashikimet fillestare, sezoni duhej të niste me stadiumin në dispozicion të më shumë se 60 mijë tifozëve.
Barcelona pret që shifrat aktuale të pasqyrojnë potencialin e plotë financiar të “Spotify Camp Nou” pasi impianti të jetë plotësisht funksional.
Rezultati është ndikuar edhe nga rritja e qëndrueshme e të ardhurave prej sponsorëve dhe nga shitjet rekord të produkteve zyrtare të klubit përmes kompanisë së tij BLM.
