Barcelona në kërkim të një sulmuesi, hedh sytë nga Arsenali

Aguero do të jetë për një kohë të gjatë jashtë fushave dhe për Barcelonën është një sulmues më pak.

Depay dhe Ansu Fati janë të vetmit në dispozicion në repartin sulmues në formacionin titullar pasi tashmë dhe Dembele ka pësuar një dëmtim që nuk i dihet sa do të zgjasi. Luuk de Jong nuk është ai sulmues që Barcelona priste kur e transferoi kështu që spanjollët janë në kërkim të një sulmuesi “perfekt”.

Pierre-Emerick Aubameyang është i pëlqyeri nga klubi spanjoll. Kapiteni i Arsenalit shihet si ideali në formacionin e spanjollëve ku mendojnë se do të bëntë goxha punë në repartin e sulmit bashkë me Depay dhe Ansu Fati.

32-vjeçari mendohet të transferohet që në merkaton e janarit por ende nuk ka një ofertë zyrtare për të./h.ll/albeu.com


Shtuar 5.11.2021 08:09