Barcelona mendon për sulmin, në janar synon Lacazette

Barcelona po kërkon një përforcim për sulmin që në janar.

Së fundmi katalanasit kanë piketuar Alexandre Lacazette, kontrata e të cilit me Arsenalè skadon në qershor 2022 dhe ende nuk ka rinovuar pasi vetë lojtari ka kërkuar largimin.

Barcelona po vuan dëmtimet e shpeshta të sulmueseve, Dembele, Fati, Martin Braithwaite dhe Aguero,  ndaj një sulmues bomber do të ndihmonte Barcelonën për pjesën e mbetur të sezonit. /abcnews.al/

 


Shtuar 23.09.2021 11:33