Barcelona i jep mesazh të qartë futbollistëve: Bëjeni ose mos e provoni fare

Kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në fund të sezonit 2020/21 në La Liga.

Skuadra e Barcelonës shpreson që në fund të shpallet kampion, pasi ka ballafaqim të drejtpërdrejt me vendin e parë, Atletico Madrid.

 

 

Në një postim të klubit katalunas, është dhënë një mesazh i qartë për lojtarët.

“Këtu s’ka provoni. Bëjeni, ose mos e bëni. Provë nuk ka këtu”, shkruhet në postimin e Barcelonës në rrjetet sociale, një thënje e njohur e Yoda-s.

Kujtojmë që Barcelona është në pozitën e tretë me 74 pikë, aq ka edhe Real Madridi. Kurse, Atletico Madrid ka 76 pikë, dy më shumë se vendi i 2 dhe 3.


Shtuar 4.05.2021 11:32