Murrizi: Rama e donte mandatin për Zahon, tani shkon i bën ftesë Bashës

Në fjalën e tij në Kuvend, deputeti Myslym Murrizi nuk ka kursyer ironitë ndaj mazhorancës.

Ai përmedi, ftesën që kryeministri Edi Rama i ka bërë kryedemokratit Basha për bashkëpunim, teksa thekson se nuk ka asnjë pikë respekti për PS, dhe nuk do e bashkoja mandatin me to që.

Fjala e Murrizit

Zoti Balla, meqë je super deputeti më i votuar ndër Shqiptarë. Gjatë fushatës dëgjova Ramën që tha se mandatin e tretë e dua për Zahon, tani shof që i bën ftesë Lulit për të qeverisë, tani e do për Zahon apo për Lulin, apo i konsideron si fëmijë të pandashëm. Kur ankoheni ju që kishin 92 numërues tuaj hajdutë, po ne 8 subjekte të tjera politike që morëm ca na latë ju, ca të themi? Asnjë pikë respekti nuk kam për PS, dhe kam thënë që nuk do e bashkoja mandatin me to që kur jam ulur këtu.


Shtuar 4.05.2021 11:47