Barcelona ka nisur sezonin në mënyrë spektakolare, duke arritur dhjetë fitore radhazi në të gjitha kompeticionet zyrtare.
Të lidhura
None found
Suksesi i fundit erdhi në Stamboll, ku katalanasit mposhtën Galatasarayn me rezultat 4-1 në kuadër të Ligës së Kampionëve, duke i dhënë edhe më shumë vlerë këtij arritje historike.
Sipas statistikave të publikuara nga analisti sportiv MisterChip, skuadra katalunase nuk kishte regjistruar një seri të tillë fitoresh në fillim të një sezoni prej 102 vitesh.
Ky rezultat i jashtëzakonshëm konfirmon nivelin e lartë të ekipit dhe ndikimin e punës së trajnerit Hansi Flick.
Rekordi ka ndezur entuziazmin e tifozëve të Barcelonës, të cilët besojnë se klubi po kthehet sërish në majat e futbollit evropian.
Me trajnerin gjerman në krye, katalunasit kanë treguar qëndrueshmëri në rezultate dhe forcë të madhe në lojën ekipore.
Forma e shkëlqyer e skuadrës është shoqëruar edhe me paraqitjet e jashtëzakonshme të talenteve të rinj, ndër të cilët bie në sy Lamine Yamal.
Ylli spanjoll vijon të impresionojë në arenën evropiane, duke arritur shifra dyshifrore në gola dhe asistime në një kohë rekord.





