Bale kërkohet në Itali, por uellsiani është i gatshëm të kaloje te Cardiff

“Wales Online” bën të ditur se e ardhmja e Gareth Bale mund të jetë në Championship. Në fakt, Bale mund të kthehet në atdheun e tij, te Cardiff, shkruan gazeta online vendase.

Gjithashtu thuhet se janë edhe disa ekipe nga Serie A që kanë shfaqur interes për të, por nuk është konfirmuar ende se cilat janë. Thuhet edhe se Rangers e Celtic janë duke e vëzhguar uellsianin, por ende asgjë konkrete.

Por ngjasat e shumta janë që ai të transferohet te Cardiff, ku aty do të ndjehej i dashur nga tifozët vendas./ h.ll/albeu.com


Shtuar 29.03.2022 15:47