Australia i përgjigjet “trajtimit të pahijshëm” të Djokovic: Nuk është rob, mund të largohet kur të dojë

Tenisti numër 1 botës, serbi Novak Djokovic është i lirë të largohet nga hoteli në qytetin e Melburnit, ku ai po mbahet që nga dita e enjte, pas anulimit të vizës.

Ai mund të kthehet në çdo kohë në vendin e tij të origjinës”, tha sot Sekretarja e Brendshme  Australiane, Karen Andrews.

Djokovic i cili mbërriti të mërkurën në darkë në Melburn me një përjashtim mjekësor që sipas tij do ta lejonte atë të ishte pjesë e Australian Open për të mbrojtur titullin pa u vaksinuar, po mbahet në një hotel të autoriteteve të emigracionit.

Serbi është duke pritur që gjykata australiane të marrë vendimin për të ditën e hënë për pranimin ose anulimin e vizës.

Z. Gjokoviç nuk mbahet rob në Australi, ai është i lirë të largohet kur të dojë dhe forcat kufitare me siguri do t’ia bëjnë më të lehtë,” tha Andrews në një intervistë për median prestigjoze australiane ABC.

Komenti vjen pasi Ministria e Jashtme e Serbisë e cilësoi si të pahijshëm trajtimit që po i bëhet tenistit në Melburn. r.t/albeu.com


Shtuar 7.01.2022 08:49